Futboll

Salah ia siguron fitoren e vështirë Egjiptit

salah

Superylli Mohamed Salah ka shënuar gol në minutën e 91-të për të shmangur befasinë e madhe në ditën e dytë të Kupës së Afrikës në futboll.

Të hënën mbrëma në Agadir të Marokut, Egjipti mezi fitoi 2:1 ndaj Zimbabvesë. Egjipti llogaritej favorit i madh, por shënoi fitore shumë të vështirë.

Kur ndeshja pritej të përfundonte 1:1, sulmuesi i Liverpoolit, Salah, shënoi me goditje nga zona për 2:1.

Prince Dube e kaloi në epërsi përfaqësuesen e Zimbabvesë në minutën e 20-të.

Omar Marmoush i Manchester Cityt shënoi për 1:1 në minutën e 64-t.

Ndeshja i takoi Grupit B të Kupës së Afrikës që po zhvillohet në Marok.

Në ndeshjen e parë të këtij grupi, Afrika e Jugut fitoi 2:1 ndaj Angolës.

Pas katër ditësh është ndeshja interesante mes Egjiptit dhe Afrikës së Jugut.