Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar shtetas gjerman, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet gjermane.
Sipas njoftimit të policisë, i arrestuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sot, me datën 18.12.2025, zyrtarët policorë nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet tjera të policisë, kanë arrestuar personin B. P., lindur me 1972, shtetas gjerman, i kërkuar përmes INTERPOL-it me urdhërarrest ndërkombëtar, lëshuar nga autoritetet gjermane. Me urdhër të prokurorit kujdestar i arrestuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.