Kronikë

Arrestohet në flagrancë një i dyshuar për fajde në Mitrovicën e Jugut

arrestim - pranga

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës të mërkurën ka arrestuar R.G. në Mitrovicën e Jugut, i cili dyshohet për përfshirje në veprën penale të fajdesë.

37-vjeçari u arrestuar në flagrancë, sipas njoftimit.

“Me urdhër të gjykatës është kryer kontrolli në objektin banesorë, dhe objektet ndihmëse pronë e të dyshuarit, ku janë konfiskuar dëshmi që lidhen me rastin”, thuhet në njoftim.

I dyshuari është dërguar në mbajtje.