Është arrestuar i dyshuari për dhunim në Rahovec.
Policia ka njoftuar se rasti dyshohet të ketë ndodhur më 11 mars të këtij viti.
I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit është dërguar në mbajte.
“Dhunim - Rahovec / 11.03.2026 – 14:00. Lidhur me rastin, më 23.03.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në raport.
Më 12 mars, Policia pati njoftuar se është raportuar për dhunimin e një gruaje në Rahovec. I dyshuari që nga ajo kohë gjendej në arrati.