Kronikë

Arrestohet 69-vjeçari që dyshohet se nëpër kamionë vodhi para

arrest

Hetuesit policorë në Lipjan kanë arrestuar të martën një të dyshuar për vjedhje gjatë vitit 2025. 

Policia ka njoftuar se i dyshuari kishte vjedhur prej kamionëve të parkuar portofole me para. 

“Sot nga hetuesit policor të stacionit të Lipjanit,  është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje të cilat janë raportuar gjatë vitit 2025 , ku  prej automjeteve (kamionë të parkuar) , nga  personi i arrestuar, dyshohet të jenë vjedhur portofole me  shuma të ndryshme të parave”, thuhet në njoftimin e PK-së.

I dyshuari S.H. është 69 vjeç, shtetas i Maqedonisë së Veriut.

Ai është dërguar në mbajtje për së paku tri vjedhje në Lipjan, derisa dyshohet se kreu edhe në vende të tjera në Kosovë.

“Bazuar në informacionet e deritanishme, të siguruara nga hetuesit policor i njëjti person dyshohet se ka kryer vepra penale të natyrës së njëjtë edhe në rajone të tjera të Kosovës, për të cilat po ndërmerren veprime të mëtutjeshme policore”.