Policia ka arritur të arrestojë dy të dyshuar për rrëmbimin e një shtetasi të huaj. Dy të tjerë të dyshuar janë në kërkim.
Shtetasi i huaj pati raportuar se ishte rrëmbyer më 29 korrik nga persona të panjohur, e se ishte rrahur e kërcënuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Pas hetimeve intensive lidhur me rastin, më datën 31.07.2025 është arritur të lokalizohen dhe arrestohen dy të dyshuar meshkuj kosovarë, ku nga të njëjtit është sekuestruar edhe një armë zjarri -pistoletë e kalibrit 9 mm, pa karikatorë dhe fishekë e cila dyshohet se është përdorur në rast, po ashtu tek të dyshuarit është gjetur edhe portofoli me dokumente personale të ankuesit. Lidhur me rastin në kërkim policor janë edhe dy të dyshuar meshkuj kosovarë”, thuhet në raportin e PK-së.
Me vendim të prokurorit pas intervistimit dy të dyshuarit u dërguan në mbajtje.