Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë për mashtrim në Dragash, u dorëzuan fotokopje të përdorura në vend të pajisjeve të reja

Prokuroria Themelore Prizren

Prokuroria Themelore Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj një personi dhe një kompanie private për dyshime lidhur me keqpërdorim dhe mashtrim në prokurimin publik në Komunën e Dragashit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, aktakuza është ngritur nga Departamenti i Krimeve të Rënda kundër të pandehurit me inicialet B.P., si person i autorizuar i operatorit ekonomik “B. Sh.P.K.”, si dhe ndaj vetë kompanisë, për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurimin publik”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Prokuroria dyshon se më 22 dhjetor 2023, në kuadër të kontratës “Furnizimi me 16 copë aparate fotokopjuese për shkolla KK Dragash”, i pandehuri nuk ka zbatuar detyrimet kontraktuale, duke dorëzuar pajisje të rifabrikuara në vend të aparateve të reja të parapara me kontratë.

Sipas aktakuzës, bëhet fjalë për 16 aparate të vjetra të servisuara, në të cilat janë vendosur pjesë të reja shpenzuese, dhe jo pajisje tërësisht të reja siç kërkohej në procedurën e prokurimit.

Me këto veprime, Prokuroria vlerëson se Komunës së Dragashit i është shkaktuar dëm ekonomik dhe buxhetor, pasi pajisjet e rifabrikuara kanë qëndrueshmëri më të ulët, kërkojnë më shumë mirëmbajtje dhe mund të sjellin shpenzime shtesë.

Prokurori i rastit i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.