Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë ndaj D.D, i cili ndodhet në paraburgim që nga 18 marsi i këtij viti, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”, duke përplasur për vdekje një person.
Sipas aktakuzës, më 18 mars 2026, në rrugën “Wesley Clark” në Prizren, i pandehuri, duke drejtuar automjetin e tij, nuk e kishte përshtatur shpejtësinë me kufizimet e parapara në atë segment rrugor, ku kufizimi ishte 40 kilometra në orë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkuroria pretendon se ai po lëvizte me shpejtësi prej 75 kilometra në orë para shtegut të këmbësorëve, afër rrethrrotullimit. Sipas aktakuzës, i pandehuri ka qenë i vetëdijshëm se shpejtësia e papërshtatshme mund të shkaktonte pasoja të ndaluara, por e ka pranuar mundësinë e shkaktimit të tyre.
Si pasojë e shpejtësisë së lartë, ai nuk e ka vërejtur me kohë këmbësorin I.O., i cili po kalonte në shtegun e këmbësorëve, duke shkaktuar aksident trafiku me pasoja fatale.
Viktima ka ndërruar jetë si rezultat i lëndimeve të pësuara në aksident. Sipas raportit të autopsisë, vdekja ka ardhur si pasojë e lëndimeve të rënda të shkaktuara nga aksidenti në trafik.
Me rastin e ngritjes së aktakuzës, prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas shqyrtimit gjyqësor dhe vlerësimit të provave, i pandehuri të shpallet fajtor dhe të dënohet sipas ligjit.