Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aktakuzë me kërkesë për dëbim nga Kosova ndaj dy shtetasve rusë që u ndaluan në Jarinjë

Jarinje

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, ndaj dy shtetasve rusë që u ndaluan të dielën në pikën kufitare në Jarinjë pa vizë për të hyrë në Kosovë. Shtetasit rusë u ndaluan rreth orës 20:10. 

“Prokuroria Themelore në Mitrovicës për dy personat e ndaluar, ka ngritur aktakuzë me kërkesën për dëbim jashtë territorit të Kosovës, për shkak të veprës penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose vijës kufitare’”, ka njoftuar për KOHËN, Valon Preteni, zëdhënës i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një burrë dhe një grua me pasaporta ruse janë ndaluar në pikën kufitare të Jarinjës pasi nuk kishin viza të Kosovës. Policia njoftoi se ata janë ndaluar të dielën në orën 20:10, e pas verifikimit të tyre u kuptua se nuk kishin hyrje/dalje në Kosovë. Ata kanë thënë se kishin ardhur nga Nishi i Serbisë, e dyshohet se kanë kaluar nëpër rrugë ilegale.

“Sipas tyre, të njëjtit kanë ardhur nga Nishi i Serbisë dhe kanë përfunduar në Jarinjë, dyshohet se kanë ardhur rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në njoftimin policor.