Kronikë

Aksion policor në Pejë

Aksion

Një operacion policor, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Kosovës, është duke u zhvilluar në Pejë. 
Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se operacioni po realizohet në bazë të urdhrit për kontroll nën dyshimet për kryerjen e veprave penale: krim i organizuar dhe rrëmbim e armëmbajtje pa leje. 

“Një operacion policor, i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, është duke u zhvilluar në Pejë. Operacioni po realizohet në bazë të urdhrit për kontroll, nën dyshimet  për kryerjen e veprave penale: krim i organizuar; rrëmbim dhe armëmbajtje pa leje. Për detaje të tjera që mund të bëhen publike, do të ketë njoftim pas përfundimit të operacionit policor”, ka njoftuar Prokuroria.