Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së shtunës në fshatin Grazhdanik të Prizrenit, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:15 në rrugën “Besim Shala”, ku përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, kanë mbetur të lënduar dy persona.
Sipas Policisë, lëndime të rënda trupore ka pësuar ngasësi i motoçikletës, i cili është dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm. Gjendja e tij është e rëndë, ka bërë të ditur mjeku kujdestar në Spitalin e Prizrenit. Edhe një pasagjer në veturë ka pësuar lëndime trupore.
Njësitet hetimore të Policisë Rajonale të Prizrenit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë filluar hetimet për të sqaruar rrethanat e aksidentit.