Me ndeshjet Sigal Prishtina – Vëllaznimi dhe Rahoveci 029 – Trepça hapet xhiroja e 13-të e Superligës së Kosovës në basketboll.
Këto dy ndeshje janë të shtunën nga ora 19:30.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dielën janë dy ndeshje të tjera të rëndësishme e interesante.
Derbi mes GO+ Pejës dhe Bashkimit zhvillohet nga ora 17:00 në “Karagaçi”. Ndërkohë Bora e Golden Eagle Ylli takohen nga ora 19:30.
Trepça është lidere me 21 pikë. Nga 20 i kanë Bashkimi e GO+ Peja. 18 pikë në vendin e katërt i ka Sigal Prishtina, kurse pas saj janë Rahoveci 029 e Bora me nga 17 pikë. 16 i ka Vëllaznimi, ndërsa Ylli është i fundit me 15 pikë.