Futboll

Juventus - Roma, derbi i Serie A

Juventus vs Roma

Vetëm gjashtë ndeshje do të luhen në fundjavë në kampionatin italian të futbollit. 

Për shkak të angazhimit në Superkupën e Italisë, ndeshjet e xhiros së 16-të skuadrat si Napoli, Milan, Inter dhe Bologna do t’i luajnë më vonë. 

Të katër skuadrat ndeshjet e kësa xhiroje do t’i zhvillojnë më 14 dhe 15 janar. 

Ndeshja mes Juventusit dhe Romës konsiderohet të jetë derbi i xhiros në Serie A. Ky ballafaqim luhet të shtunën nga ora 20:45. 

Juve ka 26 pikë dhe e zë vendin e pestë. Roma ka katër pikë më shumë, një pozitë më lartë. 

Roma ka dhjetë fitore dhe pesë humbje këtë edicion, kurse Juve ka bilanc prej shtatë fitore, pesë barazime dhe tri humbje. 

Në total mes dy skuadrave janë zhvilluar 204 ndeshje. “Zonja e Vjetër” prin me 96 fitore. Roma ka 49 fitore dhe 59 takime nuk kanë dhënë fitues. 

Te Juve paraqitet sulmuesi i Kosovës, Edon Zhegrova. 

Me ndeshjen Lazio – Cremonese, që luhet të shtunën nga ora 18:00 fillon xhiroja e 16-të.