Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Mitrovicë, vdiq një 31-vjeçar

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një 31-vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur të mërkurën në fshatin Kutllovc të Mitrovicës. 

“Rreth orës 21:37, Policia në Mitrovicë ka pranuar informacion për një aksident trafiku në fshatin Kutllovc të Mitrovicës. Sipas informatave fillestare, si pasojë e lëndimeve të pësuara në aksident, ka humbur jetën një person mashkull rreth 31-vjeçar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

Sipas Zahitit, hetuesit policorë në koordinim me prokurorin, janë duke zhvilluar hetime për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.