Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident në Mitrovicë, gjashtë të lënduar

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e të dielës në rrugën “Ulqini” në Mitrovicë, gjatë të cilit janë lënduar gjashtë persona. 

Në aksident janë përfshirë dy vetura, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti. 

“Sot, rreth orës 16:40, në rrugën e ‘Ulqini’ në  Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në aksident janë përfshirë dy vetura, ku si pasojë e aksidentit  lëndime trupore kanë pësuar gjashtë persona. Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor”, ka njoftuar Zahiti.