Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Aksident mes një veture e një motoçiklete në Prishtinë, dy të lënduar

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti mes një veture e një motoçiklete në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sot rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën “Xheladin Rekaliu” në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë. Si pasojë lëndime kanë pësuar dy persona, të cilët kanë pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Njësia e Trafikut të Kryeqytetit”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.