Një 81-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Piranë të Prizrenit të dielën mbrëma, pasi u godit nga një veturë.
Aksidenti u raportua në Polici rreth orës 18:30.
Viktima D.H. vdiq në vendin e ngjarjes. Ngasësi i veturës është arrestuar dhe ndaluar për procedura të mëtejme.
“Më datën 22.03.2026, rreth orës 18:30, është raportuar një aksident trafiku në magjistralen Prizren–Gjakovë, në fshatin Piranë, Prizren. Sipas informatave të para, një këmbësor është goditur nga një veturë gjatë tentimit për të kaluar rrugën. Si pasojë e lëndimeve të rënda trupore, këmbësori D.H., mashkull rreth 81-vjeçar, ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, gjë e cila është konstatuar nga ekipi mjekësor emergjent. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për procedura të mëtejme. Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë. Policia është duke vazhduar hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit”, ka njoftuar për KOHËN zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
-
Arrestohet i dyshuari që shkaktoi aksidentin me fatalitet në rrugën Prizren-Gjakovë
-
82-vjeçari goditet nga vetura afër spitalit në Prizren
-
Vdiq një 34-vjeçar në Prizren, dyshohet se u godit nga vetura
-
Vdiq këmbësori që u godit nga vetura në Prizren, arrestohet si i dyshuar një zyrtar policor
-
Goditet për vdekje nga vetura një 40-vjeçare në Gjonaj të Prizrenit