Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

44-vjeçari vdes në vendin e punës në Skenderaj

Policia e Kosovës

Foto: Ilustrim

Një burrë 44-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të martën pasdite në Skenderaj. Policia ka njoftuar se rreth orës 16:00 janë informuar për një person që gjendej i shtrirë dhe pa shenja jete në rrugën “17 Shkurti” në Skenderaj në një vendpunishte.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet emergjente dhe njësitë policore, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij në vend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Viktima dyshohet se ka pasur probleme shëndetësore.

Hetuesit e Njësisë Rajonale të Hetimeve, krim-teknikët dhe inspektorët e punës kanë kryer procedurat e nevojshme hetimore.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion. Rasti është cilësuar si “vdekje e dyshimtë” dhe hetimet janë në vazhdim për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes.