Një 24-vjeçar nga Shtimja është shoqëruar në polici nën dyshimin se ka shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është liruar për procedurë të rregullt hetimore, pas intervistimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç bëhet e ditur, rasti ka ndodhur në fshatin Carralevë të Shtimes të dielën, teksa të dyshuarit i është sekuestruar pistoleta si provë materiale.
Rasti është cilësuar si “Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm" dhe "Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve".