Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

22 vjet burgim babait që shtyu djalin të kryejë vrasje në një qendër tregtare në Podujevë

syla

Gjykata Themelore në Prishtinë e ka shpallur fajtor Arsim Sylën për vrasje të rëndë në bashkëkryerje për vrasjen e 2023-tës në qendrën tregtare “Interex” në Podujevë. 

Trupi gjykues e ka dënuar atë me 22 vjet burgim. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Prokurorisë, më 11 shtator 2023, Syla dhe i biri i mitur (që ndodhet në arrati) kishin shkuar në kafiterinë e qendrës tregtare "Interex" në Podujevë, ku rreth orës 12:19 kishin vërejtur tani të ndjerin V.B., duke hyrë në market bashkë me bashkëshorten e tij, të dëmtuarën L.S., dhe fëmijën e tyre 4-vjeçar. 

Dhe sipas aktakuzës, Syla dhe djali i tij dolën nga restoranti, ku Syla e orienton të miturin L.S. në drejtim të të ndjerit V.B., i cili vihet në ndjekje të tij, ndërsa Syla vazhdon të dalë nga objekti. Në momentin kur i ndjeri V.B. bashkë me bashkëshorten dhe fëmijën e tij arritën te sektori i bylmetit, i mituri L.S. iu afrua nga mbrapa dhe shtiu dy herë në drejtim të të ndjerit me armë zjarri.