22 persona kanë mbetur të lënduar pasi një autobus ka përfunduar jashtë rrugës tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit” në afërsi të Parkut të Biznesit, magjistralja Prishtinë-Pejë.
Të lënduarit kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Drejtori i kësaj klinike, Naser Syla, ka thënë se gjendja e tyre është stabile.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“22 qytetarë kanë marrë trajtim në Klinikën Emergjente në QKUK. Gjendja e tyre është stabile dhe pas ekzaminimeve, të njëjtit janë liruar për në shtëpi”, ka thënë Syla.
Të mërkurën u raportua edhe për një kamion që kishte devijuar nga rruga te Liqeni i Badocit.