Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

10 të arrestuar në Gjakovë për organizim të bixhozit të paligjshëm

Bixhoz

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka realizuar operacion të suksesshëm në orët e para të mëngjesit të së shtunës, duke goditur një rrjet të organizuar të bixhozit të paligjshëm në Gjakovë që ka rezultuar në arrestimin e 10 personave.

Sipas njoftimit, pas pranimit të informatave të besueshme, njësitë policore kanë ndërmarrë një aksion në dy lokacione të dyshuara, ku kanë sekuestrua tre aparate të lojërave të fatit (APEX), rreth 6 mijë euro dhe shuma të tjera në valuta të huaja, çipa pokeri dhe letra bixhozi dhe një pistoletë me një karikator.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Si rezultat i këtij operacioni, 10 persona të dyshuar, të gjithë meshkuj të moshës madhore, janë arrestuar dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Foto: Policia e Kosovës

Rasti po hetohet për veprat penale "”Organizimi i skemave piramidale apo bixhozit të paligjshëm” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Policia e Kosovës rithekson angazhimin e saj në luftën kundër aktiviteteve të paligjshme dhe inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë duke raportuar raste të tilla përmes numrave zyrtarë të kontaktit.