Horoskopi ditor - 21 Jun 2025

Dashi

21 mars - 19 prill

Analizojini idetë tuaja për të fituar para sot, sepse do të jenë të vlefshme. Mund të gjeni mënyra për të fituar para përmes artit. Çdo gjë që ka lidhje me parfume, kozmetikë, modë dhe dizajn interier do t’ju tërheqë.

Demi

20 prill - 20 maj

Kjo është një ditë e mrekullueshme për ju, sepse Hëna është në shenjën tuaj dhe vonë, gjatë ditës, bashkohet me Venusin. Do të jeni të gëzuar, shoqërorë dhe të gatshëm për t’u socializuar. Është koha ideale për një festë. Gjithashtu, moment ideal për të dekoruar dhe për të bërë diçka më të bukur.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Më shumë se të tjerët, ju pëlqen të keni një publik që ju adhuron për punën që bëni. Sot është një ditë e këndshme për një lidhje të fshehtë ose një flirtim të vogël sekret. Ndërkohë, mund të ketë më shumë kaos dhe ndonjë konflikt në shtëpi. Qetësohuni dhe kini durim!

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Shijojini kontaktet me grupe, klube, organizata dhe konferenca sot, sepse aftësitë tuaja sociale janë të shkëlqyera. Miqësitë personale do jenë të ngrohta dhe shpërblyese. Në fakt, për disa prej jush, një miqësi platonike mund të kthehet në diçka romantike.

Luani

23 korrik - 22 gush

Kjo është dita klasike për të nisur një romancë me shefin tuaj ose dikë në pozitë autoriteti. Të paktën do të ketë shikime nga larg dhe tërheqje. Ndërkohë, mund ta përdorni ndikimin tuaj për të bërë diçka më të bukur në botën tuaj ose të dikujt tjetër.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Udhëtimet për kënaqësi do t’ju bëjnë të ndiheni mirë sot. Sidomos do të kënaqeni duke i parë talentet krijuese të njerëzve nga kultura të tjera. Disa prej jush mund të fillojnë një romancë me dikë që është “ndryshe” ose nga një vend i huaj. Udhëtimi dhe eksplorimi do t’ju pëlqejë.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Mbajini xhepat hapur, sepse dhurata, gjëra të mira dhe pasuri financiare nga të tjerët mund të vijnë në drejtimin tuaj sot. Mund të jetë një ndihmë e vogël ose e madhe. Ndërkohë, romanca do të jetë miqësore, pasionante dhe e paharrueshme!

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Marrëdhëniet me partnerët, bashkëshortët dhe miqtë e ngushtë do të jenë të ngrohta dhe miqësore sot, megjithatë, mund të duhet ta bëni një përpjekje për t’i kontaktuar ata. Mos ngurroni ta bëni këtë, sepse përpjekjet tuaja do të shpërblehen. Njerëzit janë të gëzuar dhe socialë sot!

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Për disa prej jush mund të fillojë një romancë në lidhje me punën sot. Të gjithë do të shijoni marrëdhënie të ngrohta me bashkëpunëtorët ose me njerëzit që janë të përfshirë në çdo detyrë që vendosni për veten tuaj sot. Jini miqësorë dhe bashkëpunues.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Daljet sociale do t’ju kënaqin sot! Ngjarjet sportive, aktivitetet me fëmijë, vizitat në galeri dhe muze, si dhe çdo gjë që ka të bëjë me botën e argëtimit do t’ju sjellë kënaqësi. Dilni dhe socializohuni!

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Kjo është dita ideale për të bërë blerje për shtëpinë ose familjen, nëse doni të blini diçka të bukur ose të bëni vendin ku jetoni më tërheqës. Çdo projekt dekorimi ose ide për rinovim do të nisë me imagjinatë dhe entuziazëm.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Sot do të jeni me shumë fat, edhe pse në fillim të ditës mund t’i keni disa përplasje me miqtë. Më vonë, gjatë ditës, do t’i shijoni bukurinë e mjedisit tuaj të përditshëm. Po ashtu, komunikimi me të tjerët do të jetë shumë i mirë. Fat të mbarë!