Horoskopi ditor - 27 Jun 2025
Dashi
21 mars - 19 prillKjo është një ditë e shkëlqyer për t’u shoqëruar me të tjerët. Gjithashtu është një ditë shumë e mirë për të ndjekur projekte artistike, sepse energjia juaj krijuese është shumë e madhe. Për disa prej jush mund të ndodhë një flirt apo një romancë me dikë më të madh në moshë, ose me një diferencë moshe. Është një ditë e mirë për të bërë plane për aktivitete shoqërore apo për pushime në të ardhmen.
Demi
20 prill - 20 majBisedat me anëtarët e familjes do të jenë produktive sot, veçanërisht nëse dëshironi të bëni riparime në shtëpi ose të shqyrtoni ide për pasuri të paluajtshme. Këto biseda do të jenë një përzierje interesante mes ëndrrave dhe opsioneve realiste.
Binjakët
21 maj - 20 qershorJu jeni mjeshtri i fjalës në zodiak dhe gjithashtu jeni një person plot ide. Sot, dikush më i madh apo me më shumë përvojë mund t’ju japë një këshillë. Ndërkohë, jeni të interesuar për diskutime që lidhen me atë çfarë mund të realizohet. Imagjinata juaj është shumë aktive.
Gaforrja
21 qershor - 22 korrikRespektojini idetë tuaja për të fituar para, sepse në pjesën më të madhe ato janë të realizueshme. Mund të bëni plane afatgjata për të ardhmen. Megjithatë, do të shqyrtoni edhe disa zgjedhje serioze apo një blerje luksoze. Me Jupiterin me fat në shenjën tuaj – ju ndiheni si fitimtarë!
Luani
23 korrik - 22 gushSot Hëna ndodhet në shenjën tuaj dhe është në harmoni me Merkurin lozonjar dhe komunikues, çka ju bën të dëshironi të flisni për ndjenjat tuaja me të tjerët. Keni nevojë për ndërveprim.
Virgjëresha
23 gusht - 22 shtatorSë fundmi, keni qenë shumë aktivë sepse planeti Mars është në shenjën tuaj, duke ju dhënë energji, fokus dhe vendosmëri. Keni qenë gjithashtu të pëlqyer nga miqtë dhe grupet. Megjithatë, sot mund të ndieni nevojën për t’u tërhequr pak dhe për të pushuar.
Peshorja
23 shtator - 22 tetorKjo është një ditë shumë e mirë për ju, sepse si Dielli ashtu edhe Jupiteri ndodhen në majën e hartës suaj, duke ju dhënë një pamje të suksesshme, madje edhe të pasur. Kjo përparësi mund t’ju ndihmojë të arrini atë që dëshironi. Ndërkohë, bisedat me miqtë, sidomos me persona më të rinj apo me grupe, do të jenë shumë produktive.
Akrepi
23 tetor - 21 nëntorSot ju jeni më të dukshëm për të tjerët, gjë që mund ta përdorni në favorin tuaj, veçanërisht nëse po zhvilloni biseda serioze me kolegët, ose po merreni me çështje që lidhen me shëndetin apo kafshët shtëpiake. Të tjerët ju shohin si të besueshëm, realistë, dhe njëkohësisht të hapur ndaj ideve krijuese. Aftësitë tuaja sociale janë shumë të mira sot.
Shigjetari
22 nëntor - 21 dhjetorBëni diçka ndryshe sot. Ju nevojitet një ndryshim ambienti. Ndoshta një udhëtim i shkurtër, ose një bisedë me dikë që mund t’ju mësojë diçka të re, stimuluese dhe ndryshe? Jeni gati për veprim dhe dëshironi që gjërat të ndodhin!
Bricjapi
22 dhjetor - 19 janarBisedat financiare do të shkojnë mirë sot, sidomos ato që lidhen me kredi, borxhe, hipotekë apo prona të përbashkëta. Ndërkohë, kjo është një ditë e bukur edhe për t’u shoqëruar. Pranoni ftesa për të kaluar kohë me të tjerët.
Ujori
janar 20 - 18 shkurtSot do t’ju duhet të bëni përpjekje shtesë për t’i mbajtur marrëdhëniet në ekuilibër kur merreni me të tjerët. Nuk është ndonjë gjë e madhe – ju mund ta përballoni. Ndërkohë, riparimet apo zbukurimi i shtëpisë do t’ju japë kënaqësi. Mund të kënaqeni edhe duke pritur miq në shtëpi.
Peshqit
19 shkurt - 20 marsPlanifikoni të kryeni shumë gjëra sot sepse jeni të motivuar për të pasur rezultate. Gjithsesi, kjo është gjithashtu një ditë lozonjare dhe zbavitëse. Kënaquni duke u shoqëruar me të tjerët. Do të ndiheni mirë edhe duke vlerësuar bukurinë e ambientit tuaj të përditshëm.