Horoskopi ditor - 22 Dec 2024

Dashi

21 mars - 19 prill

Problemet financiare do të zgjidhen me kalimin e kohës dhe kështu e ardhmja do të jetë premtuese. Nëse keni një takim për të diskutuar për një projekt të pakryer, duhet të jeni më të vëmendshëm. Puna vullnetare për një organizatë bamirëse do t’ju shpërblehet.

Demi

20 prill - 20 maj

Shmangiuni diskutimeve rreth religjionit apo politikës. Mund të nxehet situate dhe do të shkojë dita sa hap e mbyll sytë. Përqendrohuni në kryerjen e disa punëve. Do të ketë mosmarrëveshje rreth financave. Do t’ju shpërblehet puna e madhe.

Binjakët

21 maj - 20 qershor

Pas një dite plot angazhime dhe përgjegjësi, mezi po e prisni momentin kur këto kërkesa, zhurmë dhe shpërqendrime të marrin fund. Nuk do të ankoheni kur njerëzit e tjerë do të kenë gjëra të tjera për të bërë, sepse kështu do të jeni në qetësi të plotë.

Gaforrja

21 qershor - 22 korrik

Një mik apo fqinj do t’i realizojë planet që i kishte bërë më parë. Kishit harruar plotësisht rreth kësaj marrëveshjeje, deri në momentin kur e kanë përmendur. Nuk do të nervozoheni me ta, sikurse pritet. Është e drejta e tyre që të ndërrojnë mendje.

Luani

23 korrik - 22 gush

Papritur një qëllim është rrugës për t’u realizuar. Disa njerëz të rinj do të hyjnë në skenën e punës, të cilët do t’ju ndihmojnë dhe do t’ju frymëzojnë. Pozitiviteti i tyre do ta zbukurojë atmosferën në punë.

Virgjëresha

23 gusht - 22 shtator

Po ju lehtësohen supet nga puna e kryer dhe e dini se kë duhet ta falënderoni për këtë gjë. Një koleg më i vjetër e ka vërejtur se sa fort keni punuar dhe është angazhuar për t’jua lehtësuar barrën. Do t’ju vijë mirë që puna juaj e madhe po vlerësohet.

Peshorja

23 shtator - 22 tetor

Nuk është e lehtë që të merrni vendime të mira, kur jeni shumë emocional. Kërkoni kohë shtesë për të menduar, po qe se dikush ka një ofertë për ju. Mos mendoni se duhet të përgjigjeni menjëherë dhe edhe nëse ju bëjnë presion që të jepni përgjigje, mos u lëshoni.

Akrepi

23 tetor - 21 nëntor

Nuk do të jeni në humor për disa takime apo ngjarje gjatë ditës, por pa ndonjë arsye të mirë nuk do të mund t’u shpëtoni. Njerëzit presin që të jeni aty dhe do të dëshpërohen nëse nuk do të arrini të paraqiteni me kohë.

Shigjetari

22 nëntor - 21 dhjetor

Mos u dorëzoni nëse një projekt është duke dështuar. Merrni parasysh mendimet e njerëzve të tjerë apo edhe eksperimentoni me idetë që keni. Nëse përfshiheni në një projekt në komunitet tani, mund të mos ia dilni në krye me të gjitha punët.

Bricjapi

22 dhjetor - 19 janar

Do ta pranoni se nuk do të mund të arrini me kohë për asgjë sot. Një person, me të cilin po mundoheni të kontaktoni, ka zgjedhur të shkojë në pushim apo është shumë i zënë me gjëra të tjera. Mundohuni të gjeni zgjidhje vetë.

Ujori

janar 20 - 18 shkurt

Acaroheni shumë kur duhet t’i prisni njerëzit e tjerë. Do të punoni ashtu siç i përshtatet dikujt tjetër, por ky person nuk do të jetë në dispozicion kur do të keni nevojë për ndihmën e tij. Krejt çfarë ka rëndësi është që të kryeni punë.

Peshqit

19 shkurt - 20 mars

Një person do t’ju tregojë se ekzistojnë disa anë të një situate aktuale, për të cilat nuk keni qenë në dijeni. Kjo gjë do t’ju shtyjë që t’i rimendoni këndvështrimet tuaja, duke e shikuar situatën pak më ndryshe. Një udhëtim në një fshat do t’ju largojë pak nga përditshmëria.