Klubi italian, Genoa, ka konfirmuar të mërkurën që Patrick Vieira është trajner i ri i skuadrës. Mbetet të shihet nëse vendimi do të ketë ndikim në të ardhmen e Mario Balotellit, që iu bashkua skuadrës së Genoas më pak se një muaj më parë.
Vieira dhe Balotelli ishin bashkëlojtarë tek Interi dhe Manchester City, por prishën raportet kur Vieira ishte trajner në Nice. Balotelli më pas kaloi te Marseille.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVieira është prej emrave të mëdhenj të futbollit francez.