Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zyrtare, Lewandowski largohet nga Barcelona

Robert Lewandowski

Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona pas katër vjetësh te kjo skuadër. 

Lajmin për largim nga klubi e ka bërë të ditur vetë sulmuesi polak në llogarinë e tij në Instagram, e më pas u konfirmua edhe nga Barcelona. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Pas katër vjetësh me sfida dhe punë të madhe, ka ardhur koha të vazhdoj para. Largohem me ndjenjën se puna u krye me sukses: katër sezone, tre tituj. Nuk do ta harroj dashurinë e tifozëve ndaj meje. Katalunia është shtëpia ime. Ju falënderoj të gjithëve që ju njoha”, ka shkruar Lewandowski. 

Ai e falënderoi edhe presidentin Joan Laporta që i dha shansin “ta përjetojë eksperiencën më të mirë në karrierë”. 

Lewandowski iu bashkua Barcelonës nga Bayern Munichu në vitin 2022. Në 191 ndeshje i shënoi 119 gola dhe dhuroi 24 asistime. 

Për 37-vjeçarin ka pasur interesim nga SHBA-ja, Arabia Saudite dhe në Itali nga Juventusi.