Futboll

Zyrtare, Chevalier te Parisi

Lucas Chevalier

Portieri Lucas Chevalier e ka kompletuar transferimin te skuadra e Paris Saint-Germainit. 

Chevalier me PSG-në ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare. 

Ai te gjiganti francez do ta veshë fanellën me numrin 30. 

23-vjeçari te fituesi i Ligës së Kampionëve është transferuar nga Lille për 40 milionë euro. Ai pjesë e Lillet ishte nga viti 2022 ku zhvilloi 127 ndeshje. 

“Jam një fëmijë që po jeton ëndrrën e tij. Që kur isha i vogël kam dashur të luaj në nivelin më të lartë. Do të doja të falënderoja presidentin Nasser Al-Khelaifi, Luis Campos dhe trajnerin Luis Enrique, të gjithë stafin e tij të trajnerëve dhe të gjithë ata që punuan shumë për të më çuar te Parisi. Jam vërtet i kënaqur që jam këtu. Do ta vesh këtë fanellë me pasion dhe ambicie”, është shprehu francezi për faqen zyrtare të Parisit.