Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zvicra nderon Shaqirin, Sommerin dhe Scharin

Xherdan Shaqiri, Fabian Schar e Yann Sommer nderohen nga Federata e Zvicres

Ylli i futbollit, Xherdan Shaqiri, portieri Yann Sommer dhe Fabian Schar u nderuan nga Federata e Futbollit e Zvicrës në St. Gallen para ndeshjes Zvicër – Danimarkë.

Shaqiri, Sommer dhe Schar u pensionuan nga Përfaqësuesja helvetike pas Evropianit “Gjermania 2024”. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shaqiri kishte karrierë impresive me përfaqësuesen, ndërsa është i vetmi lojtar që ka shënuar gola në gjashtë ngjarjet e fundit të mëdha, tre botërorë e tre evropianë. Për Zvicrën i ka luajtur plot 125 ndeshje dhe i ka realizuar 32 gola, secili më i mirë se tjetri. Sommer ka luajtur 94 ndeshje, kurse Schar 86 ndeshje.