Mbrojtësi i krahut të majtë, Leonard Zuta, është futbollist i ri i Slaven Belupos.
Ai ka nënshkruar kontratë me skuadrën e elitës së futbollit kroat, deri në fund të këtij edicioni.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ishte pjesë e Rijekës dhe regjistroi afro 400 ndeshje, ndërsa i ka luajtur 167 lojë në elitën kroate. Ka fituar një titull dhe dy Kupa të Kroacisë me Rijekën.
Zuta u lind në Suedi, ndërsa karrierë ka bërë edhe në Norvegji, Kroaci, Itali dhe Turqi.
Për Përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut i ka 15 paraqitje.
“Të urojmë shumë suksese në paraqitjet me fanellën e kaltër”, ka shkruar ndër të tjera Slaven Belupo.
Zuta ka luajtur për Hackenin, Rijekën, Konyasporin, Leccen, Valerengan dhe Brommapojkarnan.