Reprezentuesi i Spanjës, Martin Zubimendi, është transferuar te Arsenali.
26-vjeçari ka kaluar nga Real Sociediadi, për të cilën skuadër i luajti 236 ndeshje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoZubimendi ka firmosur kontratë për shumë vjet me topçinjtë.
“Është moment shumë i rëndësishëm në karrierën time. Është lëvizje për të cilën kam pritur dhe që kam dashur ta bëj. Menjëherë e kam parë çfarë klubi i madh dhe çfarë ekipi i madh është”, ka thënë Zubimendi.
Zubimendi luan kryesisht si mesfushor defanziv. Ai është transferuar për 51 milionë funte.