Futboll

Zhegrova titullar në përballjen Juventus – Pafos

Edon Zhegrova

Pas paraqitjeve të mira por në pak minuta lojë sa kishte me Juventusin, Edon Zhegrova më në fund e ka fituar besimin e plotë të trajnerit Luciano Spalletti. 
Zhegrova do të luajë nga fillimi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Pafosit qipriot. 
Ky ballafaqim luhet në “Allianz Stadium” dhe i takon xhiros së gjashtë të fazës së ligës, në Ligën e Kampionëve. 
26-vjeçari vitin e kaluar për herë të fundit me Lillen luajti më 14 dhjetor ndaj Marseilles. Më pas mungoi për kohë të gjatë shkaku i lëndimit, ndërsa në fund të afatit kalimtar veror, iu bashkua Juventusit për 15.5 milionë euro. 
Minutat e para për skuadrën e madhe italiane i pati në barazimin 4:4 ndaj Dortmundit, po në “Champions”, më 16 shtator. 
Nga tetë ndeshje në total sa është paraqitur me skuadrën e madhe italiane, i ka vetëm 100 minuta lojë me “bardhezinjtë”.

Formacioni i Juventusit: 
Di Gregorio, Locatelli, Kelly, Koopmeiners, Kenan Yildiz, Zhegrova, Kalulu, Miretti, McKennie, Cambiaso, David.

Formacioni i Pafosit: 
Michael, David Luiz, Goldar, Bruno, Orshiq, Luckassen, Shunjiq, Dragomir, Anderson, Correia, Pepe.