Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi thotë se do të shkojë në takimin e NATO-s në Ankara vetëm për Erdoganin

Donald Trump dhe Recep Tayyip Erdogan

Foto: Associated Press

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar të mërkurën se do të merrte pjesë në takimin e liderëve të NATO-s që mbahet në Turqi muajin e ardhshëm, vetëm për shkak të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan.

Trumpi e ka bërë këtë deklarata gjatë një takimi në Zyrën Ovale, me shefin e NATO-s, Mark Rutte.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Përveç faktit që do të mbahet në Turqi nga presidenti Erdogan, nuk mendoj se do të kisha shkuar.

Nuk do të kisha shkuar për shkak të asaj që kemi kaluar me vendet e ndryshme”, ka deklaruar Trumpi, ndonëse ka shtuar se do të merrte pjesë ndoshta edhe për shkak të Ruttes, të cilin e ka lavdëruar për punën e tij në udhëheqjen e aleancës.

Ai madje ka lavdëruar Erdoganin duke e quajtur atë një njeri të fortë, dhe po ashtu ka lavdëruar kapacitetin ushtarak të Turqisë.  

Trumpi ka qenë i tensionuar muajve të fundit me vendet anëtare të NATO-s për shkak të mosgatishmërisë së tyre për ta ndihmuar me hapjen e Ngushticës së Hormuzit, pas nisjes së luftës me Iranin, më 28 shkurt.

Vendet aleate kanë thënë se nuk kanë qënë madje as të informuara nga SHBA-ja për planin për të nisur sulmet ndaj Iranit.