Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Zhegrova me Juventusin mposhtin Pisan

Juve

Edon Zhegrova luajti nga minuta e 60-të për Juventusin që të shtunën i fitoi pikët e plota në përballjen ndaj Pisas. 
Juve e mposhti Pisan në udhëtim me rezultatin 2:0. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 17-të të Serie A.

Mbrojtësi italian, Arturo Calabresi, shënoi autogol në minutën e 73-të për 1:0. 
Golin e fundit e realizoi talenti turk, Kenan Yildiz, në minutën e 92-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Për Juven është fitorja e katërt rresht në të gjitha garat. Ndërkohë për Pisan është humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit. 
Për sulmuesin e Kosovës, Zhegrovën, ishte paraqitja e 11-të këtë edicion me “Zonjën e Vjetër” në të gjitha garat. 
Juve ka 32 pikë dhe e zë vendin e tretë. Pisa renditet në pozitën e parafundit me 11 pikë.