Andi Zeqiri e ka regjistruar asistimin e parë këtë edicion në elitën e futbollit polak.
Zeqiri kontribuoi me një asistim në shtunën në fitoren e skuadrës së Widzew Lodzit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLodzi e mposhti në udhëtim skuadrën Wisla Plock me rezultatin 2:0 në kuadër të javës së 21-të.
Sulmuesi i qendrës në lojë u inkuadrua në minutën e 79-të, kurse asistimin e bëri dhjetë minuta më pas te goli për 2:0 të cilin e shënoi Emil Kornvig.
Ndërkohë te Lodzi ndeshjen e kompletoi Juljan Shehu, kurse Lindon Selahi ishte në bankën rezervë.
26-vjeçari Zeqiri krahas asistimit ka edhe dy gola të shënuar në 17 paraqitje në të gjitha garat këtë edicion.