Sulmuesi i Kosovës, Baton Zabërgja, është nominuar për çmimin “Topi i Artë 2025”, që i ndahet futbollistit më të mirë në Shqipëri për këtë vit.
Zabërgja në shumicën e kohës këtë vit luajti për Dinamo Cityn e Tiranës. Ai është në konkurrencë me Dejvi Bregun e Dinamo Cityt, Bekim Balajn e Vllaznisë dhe Mario Dajsinanin e Egnatias.
FSHF-ja shpall më të mirët më 15 dhjetor.
24-vjeçari Zabërgja më 19 gusht është transferuar te Metalist 1925 në elitën ukrainase.
