Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka njoftuar se ka parandaluar një tentim për futjen e sendeve të kundërligjshme në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Sipas njoftimit, gjatë bastisjes, zyrtarët korrektues gjetën dhe sekuestruan gjashtë telefona mobilë dhe rreth 480 gram substancë të dyshuar, derisa aksioni u realizua pas informacioneve të siguruara nga Njësia e Inteligjencës Korrektuese (NJIK), e cila në bashkëpunim me Departamentin e Sigurisë të Qendrës Korrektuese të Dubravës dhe institucionet e tjera të sigurisë e zhvilloi bastisjen e planifikuar.
“Gjatë bastisjes, zyrtarët korrektues gjetën dhe sekuestruan gjashtë telefona mobilë dhe rreth 480 gram substancë të dyshuar. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Policia e Kosovës, e cila ka ndërmarrë veprimet e mëtejshme procedurale dhe ka sekuestruar materialet e gjetura, ndërsa Shërbimi Korrektues i Kosovës ka iniciuar hetimet e brendshme”, thuhet mes tjerash në njoftim.
-
Parandalohet futja e dy telefonave kontrabandë në Dubravë
-
U tentua të futeshin narkotikë në Dubravë përmes furgonit të kuzhinës, nis hetim i brendshëm
-
Arrestohet zyrtari korrektues, tentoi të fuste drogë në Dubravë
-
Bastisje në Qendrën Korrektuese të Dubravës
-
Bastisje në Dubravë, gjenden telefona e narkotikë