Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Yildizi, pranë vazhdimit të kontratës

y

Mediumi italian, “Tuttosport”, ka njoftuar të shtunën se Juventusi është i gatshëm për t’i ofrojë kontratë të re Kenan Yildizit. 

Kontrata aktuale e njërit prej lojtarëve më të mirë të “zonjës së vjetër” skadon në qershor të vitit 2029. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Por sipas raportimit, përfaqësuesit e Yildizit kërkojnë 6 milionë euro pagë vjetore, që është dukshëm më e madhe se paga që Yildizi e ka aktualisht. 

Yildizi, raporton mediumi italian, aktualisht përfiton 1.5 milionë euro në sezon. 

20-vjeçari ka gjashtë gola të shënuar e gjashtë asistime në 20 paraqitje në të gjitha garat e edicionit aktual.