Sulmuesi i Barcelonës dhe fituesi i Kampionatit Evropian 2024 me Spanjën, Lamine Yamal, të mërkurën e ka fituar çmimin “Golden Boy” për vitin 2024.
Ky çmim jepet çdo vit nga gazeta me bazë në Torino, “Tuttosport”, për lojtarët më të mirë në Evropë nën moshën 21-vjeçare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYamali shkëlqeu në këtë vit për klubin dhe shtetin e tij.
Tinejxheri i jashtëzakonshëm ditëlindjen e 17-të e festoi në mesin e turneut në Gjermani, në “Euro 2024”.
Yamali e fitoi konkurrencën me Kobbie Mainoon dhe Alejandro Garnachon e Manchester Unitedit, dyshen e Juventusit, Kenan Yildiz dhe Samuel Mbangula, dhe dyshen e Real Madridit, Endrick e Arda Guler.
Yamali bëhet fituesi i tretë në katër vitet e fundit që vjen nga skuadra e Barcelonës.
Në vitin 2021 dhe 2022 kishin triumfuar Pedri dhe Gavi.
Në vitin e kaluar fitues ishte Jude Bellingham.