Ish-reprezentuesi i Zvicrës, Blerim Xhemaili, e ka kujtuar me nostalgji kohën që e kaloi te Napoli.
39-vjeçari Xhemaili ka luajtur për klubin e madh italian nga viti 2011 deri në vitin 2014. Ai ishte transferuar nga Parma për nëntë milionë euro.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhemaili për Napolin u paraqit në 109 ndeshje. Realizoi 18 gola dhe bëri dhjetë asistime.
Në një intervistë për “La Repubblica”, Xhemaili deklaroi se përvoja te Napoli është më e rëndësishmja në karrierën e tij.
“Kam veshur fanellën blu për tre vjet, në një nivel shumë të lartë. Kam luajtur në Ligën e Kampionëve. Kam qenë në stadiumin ‘Maradona’ për ndeshjen Napoli – Pisa dhe do të kthehem së shpejti. Ishte përvoja më e rëndësishme e karrierës sime. Unë dhe partnerja ime e duam këtë qytet. Zemrën time e kam lënë këtu”, u shpreh Xhemaili.
Ish-mesfushori është i angazhuar si ekspert i futbollit në televizionin zviceran “Blue Sport”.
Xhemaili i komenton ndeshjet e klubeve zvicerane në garat evropiane.
Ai ka karrierë të pasur si futbollist. Pos Napolit ka luajtur në skuadra si Torino, Parma, Galatasaray, Genoa, Bologna e Zurich.