Pas dy edicioneve të kaluara në Superligën e Turqisë te skuadra e Fenerbahçes, Edin Xheko të enjten është zyrtarizuar si futbollist i ri i Fiorentinës.
Për Xhekon është rikthim në elitën e futbollit italian pas kohës së kaluar te Roma dhe Interi.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSulmuesi boshnjak i kaloi testet mjekësore, ndërsa Fiorentinës i është bashkuar si futbollist i lirë pasi i skadon kontrata në fund të këtij muaji.
Xheko te Roma luajti nga viti 2015 deri në vitin 2021, ndërsa tek Interi ishte në vitet 2021-2023.
39-vjeçari në sezonin që përfundoi, i realizoi 21 gola dhe pati tetë asistime në 53 paraqitje.
Ai karrierë ka bërë edhe te skuadra të si Wolfsburg e Manchester City.