Mesfushorit shqiptar, Granit Xhakës mund t’i bashkohet një shqiptar në Bayer Leverkusen. Bëhet fjalë për talentin Brajan Gruda. “Bild” shkruan se Leverkuseni po e sheh Grudën si zëvendësim ideal për Florian Wirtzin, i cili pritet të largohet këtë verë.
Në garë për futbollistin e Mainzit janë edhe Borussia Dortmundi dhe Leipzigu në Gjermani si dhe Liverpooli, Aston Villa dhe Newcastle në Angli.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo19-vjeçari në 28 ndeshje në Bundesligë ka shënuar katër gola dhe ka asistuar tri herë.
Ai me Mainzin ka kontratë deri në vitin 2026. Kartoni i Grudës vlerësohet rreth 20 milionë euro.
Gruda ka luajtur shtatë ndeshje për Shpresat e Gjermanisë në shtatë paraqitje. Ai vlerësohet potencial për t’u ftuar në të ardhmen edhe te ekipi senior i Gjermanisë.
