Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Xhaka uron menjëherë Arsenalin për titullin e kampionit

Granit Xhaka

Mesfushori Granit Xhaka e ka uruar menjëherë Arsenalin për titullin e kampionit. Ish-kapiteni i Arsenalit ka publikuar një fotografi duke u përqafuar me trajnerin Mikel Arteta.  Madje Xhaka e vlerëson Artetan meritor për titull të kampionit, që Arsenali e priti plot 22 vjet.

“Një ekip i veçantë, lojtarë të shkëlqyer dhe një klub që asnjëherë nuk është ndalur duke besuar. Por kjo është për shkakun tënd, Mikel. Për të gjithë ata që dyshuan, jepjani këtij njeriu dhe këtij trajneri respektin që meriton. Urime për të gjithë familjen Arsenal”, ka shkruar Xhaka.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai luajti për Arsenalin nga viti 2016 deri në vitin 2013. Fitoi trofe, por jo Premier Leaguen.

Lexo përditësimet tjera
Arsenal

I vjen fundi pritjes 22-vjeçare, Arsenali kampion i Anglisë

Pritjes së gjatë, prej plot 22 vjetësh, i erdhi fundi. Arsenali është kampion i Anglisë në...