Drita është eliminuar në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve pas humbjes 3:2 nga Kauno Zhalgiris.
Disfatën 3:2, kampionia e Kosovës e pësoi të martën mbrëma në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kur ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, fitoren mysafirëve ia siguroi Amine Benchaib, i cili realizoi nga penalltia në minutën e 94-t.
Pjesa e parë përfundoi baras 1:1.
Mysafirët ishin të parët që kaluan në epërsi me golin e Vykintas Slivka në minutën e nëntë.
Edhe
Barazohet rezultati në Prishtinë
Për Dritën golin e barazimit 1:1 e shënoi Igball Jashari. Ai shënoi nga afërsia në minutën e 21-të.
Drita në minutën e 53-të shënoi golin e epërsisë 2:1 nëpërmjet sulmuesit Arb Manaj.
Por në minutën e 82-të shifrat u barazuan. Për 2:2 golin e shënoi futbollisti i ekipit të Lituanisë, Vykintas Slivka. Ai realizoi me kokë nga afërsia.
Golin e fitores 3:2, ekipi nga Lituania e shënoi në minutën e 94-t nëpërmjet Amine Benchaib, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë.
Edhe
Mbyllet baras pjesa e parë në Prishtinë
Ndeshja e parë kishte përfunduar baras, 1:1.
Drita do ta vazhdoj garën në Evropë, përkatësisht në Ligën e Konferencës.