Futboll

Xhaka udhëheq Sunderlandin në një tjetër paraqitje të madhe

xhaka

Kapiteni Granit Xhaka e ka udhëhequr skuadrën e Sunderlandit në një tjetër paraqitje të madhe në Premier League. 

Xhaka e kompletoi ndeshjen të mërkurën mbrëma, ku Sunderlandi barazoi 1:1 në “Anfieldin” e zjarrtë ndaj Liverpoolit. 

Ndeshja i takoi xhiros së 14-të të Premier Leagues. 

Sunderlandi kaloi në epërsi 1:0 në minutën e 67-të me golin e Chemsdine Talbit, ndërsa Nordi Mukiele shënoi autogol në minutën e 81-të për 1:1. 

Sunderlandi ka 23 pikë në vendin e gjashtë, një më shumë se Liverpooli i teti. 

Para ndeshjes, Xhaka ka vendosur lule në kujtim të Diogo Jotas. Jota vdiq në aksident trafiku në korrik të këtij viti.