Futboll

Xhaka tregon dy momentet më të vështira në karrierë

Granit Xhaka

Granit Xhaka ka luajtur rol të rëndësishëm në sukseset e Sunderlandit në këtë edicion. Sunderlandi u kthye në elitën angleze pas tetë vjetësh mungesë, dhe ka kaluar pritshmëritë.

Kapiteni i Sunderlandit dhe Zvicrës, Xhaka, u kthye në Angli në verën e vitit të kaluar. Ai i kishte kaluar shtatë vjet tek Arsenali, prej vitit 2016 deri në vitin 2023.

Shumë suksese pati edhe te Bayer Leverkuseni, duke e fituar titullin pa asnjë humbje, dhe Kupën e Gjermanisë ku e shënoi golin e triumfit. 33-vjeçari me Arsenalin e fitoi Kupën FA dy herë.

Në intervistën e plotë të publikuar të shtunën, Xhaka ka folur për karrierën e tij, por ka treguar dy momentet më të vështira.

“Kisha dy momente të vështira. I pari ishte kur u largova nga familja si 19-vjeçar në Gjermani. Ishte shumë e vështirë për mua. Të gjithë e dinin sa isha i afërt me familje dhe të largohesha ishte e vështirë. Nuk kisha shumë minuta në fushë dhe doja të largohesha në janar pas gjashtë muajsh. Por e kisha babanë prapa. Ai tha, nëse largohesh tani do të largohesh gjithmonë, kështu që e ula kokën dhe punova. E bëra dhe gjithçka ndryshoi. Momenti i dytë i vështirë nuk është sekret. Ishte viti 2019 kur e kisha këtë. E quaj keqkuptim me tifozët e Arsenalit. Dy momente ku mendoj se u bëra më i fortë dhe më i mirë, sepse është pjesë e procesit. Është pjesë ku shkruhet gjithë historia. Në njërën anë, shumë keq. Në anën tjetër, isha me fat që e përjetova”, ka deklaruar Xhaka.

33-vjeçari në këtë sezon i ka luajtur 23 ndeshje, ndërsa e ka një gol e pesë asistime. Ka munguar së fundmi për shkak të një lëndimi muskulor. Por, deri në momentin e lëndimit, i ka zhvilluar gjitha ndeshjet.