Granit Xhaka me Sunderlandin e kanë fituar një pikë shumë të rëndësishme në ndeshjen që i takoi xhiros së 11-të të Premier Leagues.
Sunderlandi e ndali në barazim 2:2 Arsenalin të shtunën mbrëma në shtëpi.
Me këtë barazim, Arsenali i dha fund ecurisë prej dhjetë fitoreve radhazi në të gjitha garat.
Daniel Ballard e kaloi në epërsi Sunderlandin në minutën e 36-të.
Arsenali shifrat i barazoi në minutën e 54-t me golin që e shënoi Bukayo Saka.
Leandro Trossard shënoi supergol në minutën e 74-t për t’i kaluar në epërsi, 2:1 “Topçinjtë”.
Sunderlandi shënoi gol në minutën e 94-t për ta barazuar rezultatin në 2:2. Realizatori i golit ishte Brian Brobbey. Xhaka që është edhe kapiten i Sunderlandit e kompletoi ndeshjen.
Për Xhakën ishte ndeshje e veçantë pasi luajti ndaj ish-skuadrës.
33-vjeçari Xhaka për Arsenalin luajti nga viti 2016 deri në vitin 2023.
Arsenali vazhdon të jetë lider me 26 pikë. Sunderlandi është në pjesën e epërme të tabelës me 19 pikë.