Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Edhe 17 të arrestuar në Turqi për kurdisje dhe baste ilegale

arrest

Autoritetet turke kanë arrestuar të premten 17 zyrtarë të klubeve të futbollit, si pjesë e një hetimi të zgjeruar për baste të paligjshme dhe kurdisje të ndeshjeve që kanë njollosur futbollin turk.

Në valën e fundit të arrestimeve, aksioni u zhvillua në Stamboll dhe nëntë provinca të tjera. Të arrestuarit dyshohet se kishin vënë baste derisa ende shërbenin në role zyrtare.

Në mesin e të arrestuarve janë edhe katër drejtues të klubeve të mëdha si Galatasaray e Beshiktash.

Janë lëshuar urdhra arresti edhe për dy persona të tjerë.

Ka shumë muaj që autoritetet turke arrestojnë rregullisht njerëz të futbollit për kurdisje dhe baste ilegale.