Taulant Xhaka ishte në fushë për vetëm 196 minuta në pjesën e parë të edicionit në Superligën e Zvicrës.
Por gjatë kësaj kohe, 33-vjeçari që aktivizohet te Baseli, bëri fare pak gabime.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas statistikave të publikuara nga Liga e Futbollit e Zvicrës, Xhaka e ka saktësinë më të madhe të pasimeve në gjithë ligën, me 93.6 për qind.
Ai përcillet nga futbollisti tjetër i Baselit, Nicolas Vouilloz.
Antonios Papadopoulos i Luganos është i treti.
Vëllai i Taulantit, Granit Xhaka, i cili njihet po ashtu si pasues shumë i mirë i topit, ka publikuar këto statistika në Instagram.
