Granit Xhaka e Ardon Jashari pritet të jenë në fushë më 5 shtator në Basel, ku Zvicra përballet me Kosovën.
Dy yjet e futbollit janë ftuar nga selektori i Zvicrës, Murat Yakin, për ndeshjet e para kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Zvicra më 8 shtator e pret Slloveninë, po ashtu në Basel.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoYakini të enjten ka shpallur listën e futbollistëve të ftuar.
Xhaka është kapiten dhe i pakontestueshëm në përbërjen bazë të Zvicrës. Ndërkohë Jashari pritet të bëhet shumë i rëndësishëm po ashtu, sidomos pas transferimit te Milani.
Zvicra e Kosova përballen për herë të katërt. Tri ndeshjet e kaluara kanë përfunduar baras.
